Matoshi: Do të sjellim një cilësi të re në Kuvend
Matoshi u zotua për një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Halil Matoshi në emisionin debatues “Click” të RTV21, shprehu kënaqësinë që për tre vjet m
Matoshi u zotua për një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve
Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Halil Matoshi në emisionin debatues “Click” të RTV21, shprehu kënaqësinë që për tre vjet me radhë ishte analist për zhvillimet në vend.
“Më vjen mirë që ende qëndrojmë konsistent në qëndrimin tonë për një shtet më të mirë, për një shtet të jetushëm. Për de kriminalizimin e skenës politike, për me ja ndrru fytyrën kësaj shoqnie”, tha Matoshi, shkruan rtv21.tv
Ai beson se bashkë me kolegët e tij nuk do të kursehet nëse populli vendos t’i votojë ata për deputetë.
“Do të sjellim një cilësi të re në Kuvendin e Republikës së Kosovës, qysh e kemi sjellë një cilësi të re në debatin shoqërorë dhe debatin publik përmes “Click-ut në Televizionin 21”, shtoi ai.
Matoshi u zotua se do të sjellin një përfaqësim më dinjitoz të qytetarëve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






