Mbetjet mortore që u gjenden në Prizren dërgohen për ekzaminim
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Sipas këtij komisioni mbetjet mortore u gjeten në ha
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas këtij komisioni mbetjet mortore u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.
“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.
Bëhet e ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






