Mbi 1 mijë viktima të dhunës në familjet kosovare për 5 muaj
1 mijë e 107 raste të dhunës në familje kanë ndodhur që nga janari deri në qershor në vendin tonë. Kështu sot për rtv21.tv bëri të ditur Policia e Kosovës, e cila informoi se viktima të dhunës në fami
1 mijë e 107 raste të dhunës në familje kanë ndodhur që nga janari deri në qershor në vendin tonë. Kështu sot për rtv21.tv bëri të ditur Policia e Kosovës, e cila informoi se viktima të dhunës në familje kanë qenë 1 mijë e 132 persona.
Gjatë 5 muajve në Kosovë, viktima të dhunës në familje kanë qenë 932 femra, ndërsa 200 meshkuj.
Policia e Kosovës theksoi se që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast, ndër vite ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente.
“Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite. Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.”, bëri të ditur Policia.
Po ashtu, Policia për rtv21.tv potencoi se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e dhunës në familje.
“Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar, sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.”, shtoi tutje Policia./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






