RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Mbi 1000 aplikantë më shumë se vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës
🇽🇰 Kosova

​Mbi 1000 aplikantë më shumë se vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një rritje të interesimit të aplikantëve, ku numri arrin në 1000 më shumë se vitin e kaluar e në mesin e studentëve të pranuar janë edhe katër

nga Gentrita Xhemajli26 korrik 202626 korrik 2026

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një rritje të interesimit të aplikantëve, ku numri arrin në 1000 më shumë se vitin e kaluar e në mesin e studentëve të pranuar janë edhe katër nga diaspora.

Rektori i këtij universiteti, Arben Hajrullahu tha se ky është lajm shumë i mirë dhe dëshmon punën e madhe që bëhet në Universitetin e Prishtinës.

“Këtë vit kemi pasur rritje mbi 1,000 aplikantë, ka më shumë se sa në vitin paraprak. E kjo është një lajm shumë i mirë dhe që e dëshmon punën e madhe që është dhe që është duke u bërë në Universitetin e Prishtinës, i cili vazhdon të jetë universiteti lider jo vetëm në Kosovë, por në rajon, në të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkan e në botë. Po, ka edhe aplikantë edhe nga vendet fqinje të Kosovës, përveç vendeve të rezervuara, e është shumë e mirë se këtë radhë vetëm në afatin e parë janë pranuar edhe 4 studentë nga diaspora”, tha Hajrullahu.

Hajrullahu u shpreh se janë miratuar vendet e rezervuara për shqiptarët në Turqi me prejardhje nga Kosova, për arbëreshët e Italisë, si dhe për diasporën që kanë prejardhje nga Kosova.

Mes tjerash, ai theksoi se ka ripërtëritje të personelit akademik pasi sipas tij, nën menaxhimin e tij janë pranuar mbi 100 profesorë që janë të pranuar ose janë në proces të pranimit profesorë e asistentë.

Përveç kësaj, rektori kërkoi mbështetje reale nga institucionet relevante e jo vetëm fjalë.

“Ne vetëm në këtë vit, nën menaxhimin tim, kemi pranuar diku mbi 105 profesorë, ose janë të pranuar ose janë në proces të pranimit profesorë e asistentë. Pra ka një ripërtëritje të personelit akademik. Universiteti i Prishtinës ka hapësira të mjaftueshme, ka kapacitete të mjaftueshme. Neve vetëm na nevojitet edhe mbështetje reale, jo me fjalë, por mbështetje reale me buxhet konkret, që vërtet të arrijmë të financojmë aktivitetet e planifikuara, ndër të tjera edhe në strategjinë të cilën ne kemi hartuar e miratuar, strategjinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës për vitin 2026–2030/31”, shtoi rektori.

Hajrullahu potencoi se kanë mbështetje por për shkak të zhvillimeve të fundit politike, fokusi nuk ka qenë tek Universiteti i Prishtinës, duke rikujtuar që u duhen partnerë që të ndërveprojnë me ta.

“Ne adresojmë kërkesa, kemi mbështetje, por me ta thënë të drejtën, për shkak të zhvillimeve politike të viteve të fundit dhe jostabilitetit në skenën politike, shpeshherë fokusi nuk ka qenë Universiteti i Prishtinës, por kanë qenë çështje të tjera. E ne nuk duhet të harrojmë se Universiteti i Prishtinës vepron në një ekosistem ku neve na nevojiten edhe partnerë, institucione të tjera të cilat duhet të ndërveprojnë dhe të bashkëpunojnë me ne. Në përgjithësi relativisht mirë, por unë jam më ambicioz dhe do të doja edhe më shumë edhe më mirë”, deklaroi ai.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka një jetëgjatësi 56 vjeçare që daton nga viti 1970./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

40 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

56 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë