RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Mbi njëmijë fëmijë vrapojnë për Ditën Olimpike në Prishtinë
🇽🇰 Kosova

​Mbi njëmijë fëmijë vrapojnë për Ditën Olimpike në Prishtinë

Në një atmosferë festive dhe të mbushur me entuziazëm fëmijësh, sheshi i Prishtinës u shndërrua në arenën kryesore të festimeve për Ditën Olimpike. Mbi njëmijë nxënës nga shkolla të ndryshme të kryeqy

nga Venera Grabanica4 qershor 20264 qershor 2026

Në një atmosferë festive dhe të mbushur me entuziazëm fëmijësh, sheshi i Prishtinës u shndërrua në arenën kryesore të festimeve për Ditën Olimpike. Mbi njëmijë nxënës nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit u mblodhën për të shënuar këtë datë të rëndësishme globale të sportit, e cila u festua më herët se data zyrtare e 23 qershorit, me qëllim që nxënësit të mund të merrnin pjesë para përfundimit të vitit shkollor.

Të pranishëm në këtë ngjarje masive ishin figura të larta të sportit, duke përfshirë Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi dhe Drejtorin e Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Geci.

Gjatë fjalimit para të pranishmëve, Presidenti i Komitetit Olimpik kujtoi rëndësinë e lidhjes mes sportit dhe arsimit, duke garantuar se aktiviteti fizik ndihmon në rritjen e përqendrimit në mësime dhe në zhvillimin e një jete të shëndetshme.

“Unë ju thërras të gjithë juve fëmijëve të dashur, shfrytëzojeni sa më shumë jetën tuaj të mirë me sport dhe me mësim. Këto të dyja lidhen shumë ngushtë njëra me tjetrën. Sporti ju ndihmon të keni trurin më të përqendruar në mësimet e juaja. Merruni me sport! Sepse kur merreni me sport, jeni më të aftë edhe për të mësuar, ju premtoj këtë… Pra merruni me sport që të jeni më të shëndetshëm, jeni më të fokusuar, dhe jeni më të mirë për popullin tonë, për vendin tonë, për shtetin tonë”, deklaroi Krasniqi.

Nga ana tjetër, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Gramit Geci, dha një mesazh të qartë dhe të fortë për gjeneratat e reja. Thirrja e tij për nxënësit ishte që të largohen nga ekranet e telefonave dhe t’i përkushtohen aktiviteteve sportive

“Sot për juve kam vetëm një këshillë: merruni me aktivitete sportive, largohuni nga telefonat dhe rrituni të shëndetshëm ashtu siç tha edhe presidenti më parë. Andaj ju lus të jeni të mirë, të shëndetshëm, merruni me aktivitete sportive dhe e ardhmja juaj është e ndritshme. Faleminderit shumë të gjithëve”, theksoi Geci.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

37 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

51 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

23 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë