Mbretëresha Elizabeth II uroi Thaçin për 11 vjetorin e pavarësisë
I pari i shtetit mori urime edhe nga Mbretëresha Elizabeth II Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 V
I pari i shtetit mori urime edhe nga Mbretëresha Elizabeth II
Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.
Sipas një komunikate nga presidenca, në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet “Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm. Elizabeth R”.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një urim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit një ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse komunat e Kosovës kanë nisur dje ditët festive të pavarësisë, niveli qendror sot zyrtarisht nis festën e 11 vjetorit të pavarësisë. Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 18 shkurt/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






