Mbyllet panairi dimëror në Mitrovicë
Panairi dimëror mbyllet sot në ora 14:00, në Mitrovicën e veriut Për tri ditë radhazi, ishin 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e veriut, që prezantuan mallin e tyre nga industria ushqimo
Panairi dimëror mbyllet sot në ora 14:00, në Mitrovicën e veriut
Për tri ditë radhazi, ishin 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e veriut, që prezantuan mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale.
Ky panair ishte organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), si pjesë e projektit “Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” të financuar nga BE-ja dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Panairi iu ofroi mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing
dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






