RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrje e ulët
🗺️ Rajoni

Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrje e ulët

Është mbyllur procesi i votimit në pesë bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të dre

nga Kaltrina Berila9 nëntor 20259 nëntor 2025

Është mbyllur procesi i votimit në pesë bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri.

334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa.

Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.

Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi.

Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku mund të votonin ishin 47. Në Cërrik ishin 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve ishte 38.724.

Në bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kishin 82. 161 zgjedhës, të cilët mund të votonin në 116 qendra votimi.

Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në daljen për mediat tha se grup-mosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një ‘braktisje’ e kutive të votimit nga të rinjtë.

Ndërkohë qarku i Vlorës rezulton ai me numrin më të ulët të votuesve në krahasim me 4 bashkitë e tjera, me afro 12%, por shifra mund të ndryshojë në përditësimin e fundit nga KQZ. Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 39%.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut ishin13 kandidatë.

Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

28 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

30 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

30 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

39 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

59 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë