Më 1 shtator fillon mësimi në objektet shkollore në Fushë Kosovë
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që mësimin ta fillojë në objektet shkollore më 1 shtator. Kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, bëri të ditur se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat j
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që mësimin ta fillojë në objektet shkollore më 1 shtator. Kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, bëri të ditur se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat janë kompetente për vlerësimin e mundësisë së fillimit të vitit të ri shkollor, si komunë kanë vendosur që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator 2020.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillohet sipas modaliteteve të përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit. Muaji shtator dhe tetor sigurisht se do të jenë më të vështirë deri sa të normalizohet procesi”, u tha më tej.
Ndërsa, drejtori komunal i arsimit, Islam Shabani, tha se do të punojnë shumë që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së për një fillim të vështirë, por të domosdoshëm dhe të nevojshëm të procesit mësimor.
“Mësimi do të fillojë në grupe sipas planit dinamik të hartuar, pastaj orari do të jetë i shkurtër dhe pa pushim. Si sfidë e shohim ndarjen e nxënësve nëpër grupe, krijimin e distancës, por më e vështira do të jetë transporti i nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat për në Fushë Kosovë ku shumica e nxënësve udhëtojnë me autobus. Si sfidë e shohim edhe zëvendësimin e arsimtarëve por që në koordinim me ministrinë e Arsimit, shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Lëndët kryesore do të jenë prioritet i zhvillimit të procesit mësimor.”, thuhet në njoftimin e komunës.
Dr.Osman Maxhera, drejtor i QKMF paraqiti një raport të detajuar për situatën epidemiologjike në komunën e Fushë Kosovës ku paraqiti edhe raportin e fundit të të infektuarve me Covid-19, duke shtuar se edhe përkundër një rënie të numrit të infektuarve gjatë muajit gusht, gjendja nuk është e mirë. Sa i përket fillimit të procesit mësimor dr.Maxhera tha se kriter i vetëm për të filluar mësimin është respektimi i masave të dhëna nga IKSHPK.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin edhe Fadil Krasniqi – nënkryetar i komunës, kapiten Argjent Gashi nga stacioni i policisë në Fushë Kosovë, Misin Berisha i cili foli për angazhimet dhe sfidat e kompanisë “Pastrimi”, si dhe Qerim Gara zv.kryesues i Kuvendit komunal, i cili paraqiti gjendjen e komuniteteve në përballje me pandeminë Covid-19.
Në fund të takimit kryetari Berisha tha se në bazë të diskutimeve si shtab e vlerësojnë që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator, duke i dhënë liri të plotë veprimi Drejtorisë komunale të Arsimit dhe drejtorëve të të gjitha shkollave në komunën e Fushë Kosovës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






