Mehaj: I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas sulmit në Deçan. Ai ka thënë se në këto momente shumë të rënda, fizikisht dhe shpirtërisht, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre. “I t
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas sulmit në Deçan. Ai ka thënë se në këto momente shumë të rënda, fizikisht dhe shpirtërisht, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre.
“I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm, të sontëm në Deçan. Në këto momente shumë të rënda, fizikisht dhe shpirtërisht, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me ta. Ky lajm i kobshëm na thërret ndërgjegjien e të gjithëve për t’u bashkuar nëfront të përbashkët, institucione të sigurisë bashkë me qytetarë, për të parandaluar e vepruar efektshëm ndaj kriminelëve që marrin jetëra të pafajshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Kujtojmë se tre persona kanë mbetur të vrarë sonte nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan./21Media

LAJMI TJETËR →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Më të fundit
Të gjitha →
Rajoni
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
45 min më parë

Të tjera
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
1 orë më parë

Kulturë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
13 orë më parë

Kosova
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
13 orë më parë




