
Melania i çon letër Putinit, atë ia dorëzoi vetë Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dorëzoi personalisht presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, në samitin në Alaska, e ci
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dorëzoi personalisht presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, në samitin në Alaska, e cila ngriti çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, thanë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Zonja e parë, e cila ka lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtim, por zyrtarët thanë se letra e saj përmendte rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës.
Qeveria në Kiev vlerëson se të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar, të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në Rusi dhe territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022, shkruan BBC.
Çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme në Ukrainë, ku shumë besojnë se nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje paqeje pa një marrëveshje për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve.
Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






