Merkel: BE është gati për të filluar bisedimet e Brexit
Kancelarja gjermane shpreson Britania të mbetet një partner i mirë Angela Merkel ka thënë se ajo nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e fillimit të bisedimeve të Brexit siç është planifikuar pasi Theresa
Kancelarja gjermane shpreson Britania të mbetet një partner i mirë
Angela Merkel ka thënë se ajo nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e fillimit të bisedimeve të Brexit siç është planifikuar pasi Theresa May nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet e së enjtes në Mbretërinë e Bashkuar.
Kancelarja gjermane tha se besonte se Britania do të përmbushte afatet kohore, duke shtuar se Bashkimi Evropian ishte “gati”.
Angela Merkel shtoi se shpreson që Britania të mbetet një partner i mirë pas bisedimeve, që do të fillojë më 19 qershor, transmeton rtv21.tv.
Ky është komenti i saj i parë pasi që Partia konservatore e zonjës May humbi 13 vende.
May tha se ajo do të formojë një qeveri me Partinë e Bashkimit Demokratik nga Irlanda e Veriut, e cila fitoi 10 vende./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





