RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFilm
​”Mësimet e Blagës” fiton çmimin e madh në festivalin e filmit në Romë
🎬 Film

​”Mësimet e Blagës” fiton çmimin e madh në festivalin e filmit në Romë

Filmi “Mësimet e Blagës” i Stephan Komandarev mori Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Romë, i cili u mbajt më 18-29 tetor. Juria kryesohej nga aktori dhe regjisori meksikan, Gael Garcia

nga Venera Grabanica30 tetor 202330 tetor 2023

Filmi “Mësimet e Blagës” i Stephan Komandarev mori Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Romë, i cili u mbajt më 18-29 tetor.

Juria kryesohej nga aktori dhe regjisori meksikan, Gael Garcia Bernal.

Çmimi u mor në një ceremoni në ‘Auditorium Parco Della Musica Ennio Morricone’ nga shkrimtari Simeon Ventsislavov. Regjisori Stephan Komandarev ndodhet në Los Anxhelos, ku prezanton filmin, i cili është nominim bullgar për Çmimet e Akademisë.

Ventsislavov tha se Roma dhe Italia kanë qenë gjithmonë sinonim i kinemasë për të dhe falënderoi në emër të produksionit për çmimin.

Nominimi bullgar për çmimin Oscar konkurroi me 16 filma të tjerë në programin kryesor të festivalit. Juria i dha çmimin e filmit më të mirë “Pedagio” të Carolina Markowicz.

Çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për Joachim Lafosse për “Un silence”. Çmimi Monica Vitti (Aktorja më e mirë) shkoi për aktoren italiane Alba Rohrwacher për rolin e saj në “Mi Fanno Male i Capelli”, dhe çmimi Vittorio Gassman shkoi për Herbert Nordrum për rolin e tij në “Hypnosen”.

“Mësimet e Blagas” fitoi tre çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në muajin korrik – Çmimin e Madh të Globit të Kristaltë, Çmimin për Aktoren më të Mirë, dhe Çmimin Ekumenik të Jurisë.

Në fillim të shtatorit, një juri kombëtare përzgjodhi filmin e Komandarevit për nominimin bullgar për Çmimet e 96-ta të Akademisë.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

54 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

54 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë