
Miftaraj: Vendimi i Qeverisë për pagat në drejtësi, i kundërligjshëm
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sot ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm. Ai ka thënë se nuk
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sot ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm.
Ai ka thënë se nuk mund të zbatohet ky vendim, sipas tij, i kundërligjshëm.
“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem. Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem. Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.
Kryeministri Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






