Ministri i Financave kërkon ndihmën e Bankës Botërore
Gjatë takimit me shefin e Bankës Botërore në Kosovë Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkë
Gjatë takimit me shefin e Bankës Botërore në Kosovë
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.
Me këtë rast, ministri Hamza vlerësoi kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat.
Sipas një komunikate të MF-së, në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik.
Ministri Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës.
“Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli duke uruar ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






