
Moti gjatës kësaj jave
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sipas institutit, dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku do të k
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.
“E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë. Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë. Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. Të premten- Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






