Musk i del në ndihmë Ukrainës, merr një vendim të rëndësishëm
Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov i bëri thirrje të shtunën sipërmarrësit miliarder Elon Musk për qasje në internetin satelitor. “Elon Musk, përderisa ti po mundohesh të kolonizosh M
Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov i bëri thirrje të shtunën sipërmarrësit miliarder Elon Musk për qasje në internetin satelitor.
“Elon Musk, përderisa ti po mundohesh të kolonizosh Marsin, Rusia po tenton ta okupojë Ukrainën! Pëderisa raketat tuaja me sukses ulen nga hapësira, raketat ruse sulmojnë civilët ukrainas! Të kërkojmë që të sigurosh stacione të Starlink dhe t’iu adresohesh rusëve që të ndalen”, ka shkruar Fedorov në Twitter.
Musk iu përgjigj zëvendëskryeministrit të Ukrainës. Musk ka shkruar në Twitter se: “Shërbimi i Starlink tash është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






