
Musliu: Zyba bëri presion direkt ndaj meje dhe drejtorit të AKI-së
Takimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetit me anëtarët e Komisionit ka përfunduar. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, para med
Takimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetit me anëtarët e Komisionit ka përfunduar.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, para mediave ka thënë se kanë ftuar në raportim drejtorin mbi shqetësimet për ndërhyrje të mundshme të AKI-së në media dhe ndërhyrjen e Dejona Mihali, koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje në institucionet e pavarura të vendit.
Musliu për largimin e deputetëve të VV-së nga ky takim, tha se u dakorduan që të kenë një takim bashkëbisedues.
“Duke u bazuar në rregulloren dhe ligjin e Kosovës, bazuar në kompetencat tona ligjore e kemi ftuar në raportim drejtorin e AKI-së që të trajtohen shqetësimet e opinionet, për ndërhyrjen e mundshme të AKI-së në mediat e lira dhe ndërhyrjen e Dejona Mihalit në institucionet e pavarura dhe të rëndësishme të vendit”, tha ajo.
“Me kërkesën e deputetëve dhe miratimin e drejtorit Petrit Ajeti patëm një takim bashkëbisedues, por kjo është tentuar të pengohet nga deputeti Salih Zyba i cili u kthye në sallë dhe ushtroi presion direkt mbi drejtorin dhe mua si udhëheqëse e Komisionit.” , u shpreh ajo.
Ndërkohë, Musliu konfirmoi se nuk do të ketë ndonjë iniciative për hetim.
“Jemi në përfundim të mandatit parlamentar dhe çdo iniciativë e jona për çfarëdo qoftë do të merret me pretekstin se po bëjmë fushatë. Nuk kemi bërë ndonjë kërkesë për hetim, mirëpo kishte dakordim dhe vullnet nga drejtori i AKI-së që ne si komision të shkojmë në AKI dhe të kemi qasje në dokument që e reagojnë ose raporte që garantojnë transparencën dhe ligjshmërinë e vendimeve dhe procedurave.” , tha deputetja e PDK-së./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






