Mustafa: Nuk kemi ftesë zyrtare nga PDK-ja për bashkëpunim
“LDK nuk bashkëpunon me PDK, por as nuk kemi vija të kuqe” Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në intervistë për Argument Plus, tha se PDK nuk ka bërë ofertë zyrtare për bashkëpuni
“LDK nuk bashkëpunon me PDK, por as nuk kemi vija të kuqe”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në intervistë për Argument Plus, tha se PDK nuk ka bërë ofertë zyrtare për bashkëpunim me LDK-në për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, ndonëse një ofertë e tillë, siç theksoi Mustafa, mund të jetë shtruar jo zyrtarisht nga zyrtarë të PDK-së.
Ai tha së LDK nuk pranon në asnjë mënyrë të bashkëpunojë me PDK-në, por në të njëjtën kohë theksoi se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt.
Intervistën e plotë që me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka zhvilluar gazetarja Leonora DALIPI, mund ta ndiqni sonte prej orës 21:30 në emisionin Argument Plus. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






