Ndahen 67 mijë euro për Kamenicën
MZhE ka ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron
MZhE ka ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, siç bëhet e ditur në një komunikatë do të ofrojë përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim që të përmirësohet ndriçimi publik në këtë komunë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt.
Lluka u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje e cila ndër të tjera do ta bëjë ndriçimin më efiçient.
“Jam i kënaqur që u nënshkrua ky memorandum i cili jo vetëm se do të ndërrojë ndriçimin publik por edhe do ta bëjë atë më efiçient”, tha ai.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi synohet krijimi i mundësive për implementimin e pilot projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”.
Ky memorandum bashkëpunimi, siç bëhet e ditur në komunikatë është pjesë e zbatimit të Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë, e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






