
Ndërpritet seanca për 20 minuta ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Seanca për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është ndërprerë përkohësisht deri në ora 10:20. I akuzuari, Bedri Shabani në fillim të seancës gjyqësore ka kërkuar që seanca e
Seanca për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është ndërprerë përkohësisht deri në ora 10:20.
I akuzuari, Bedri Shabani në fillim të seancës gjyqësore ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet për arsye shëndetësore.
“Po terapi po dhe jam në mbikëqyrje të mjekëve pasi gjendja është e vështirë jam në mbikëqyrje çdo 30 minuta. Nuk jam i gatshëm ta përcjelli seancën”, tha ai.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se nga Shërbimi Korrektues do të kërkojnë raport mjekësor lidhur me ankesat e paraqitura nga i akuzuari, Bedri Shabani.
“Trupit gjykues merr aktvendim duke marrë parasysh shqetësimin shëndetësor të ngritur nga Bedri Shanbani dhe me qëllim të sqarimit të çështjes ndërprerjes seanca e shyqrtimit gjyqesor në ora 10:00 gjykata menjëherë do të kontakoj Shërbimin Korrektues për të marrë informacione në detaje në lidhje më gjendjen shëndetësore të Bedri Shabanjt. Varësisht nga raporti që do të dorzojë, Shërbimi Korrektues – gjykata do të veproj. Seanca do të vazhdoj në 10:20”, tha ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për veprën penale “Spiunazh”, transmeton kp.
Të njëjtit dyshohen se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Në viti 2024 janë arrestuar dy persona, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Arrestimi i tyre ishte bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






