RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit

Me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistë të organizatës studentore, Studim Kritikë Veprim, para Bibliotekës Kombëtare, kanë ndezur qirinj. Po ashtu edhe gjatë ditës janë mbajt

nga Miranda Beqaj5 nëntor 20215 nëntor 2021

Me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistë të organizatës studentore, Studim Kritikë Veprim, para Bibliotekës Kombëtare, kanë ndezur qirinj.
Po ashtu edhe gjatë ditës janë mbajtur aktivitete të ndryshme në nderim të jetës dhe veprës së Astrit Deharit, ndërsa është parapara edhe ndezja e qirinjve në ballkonet e shtëpive dhe banesave në kryeqytet.
Ndërkaq, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministra, deputetë e anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe familjarë, sot bënë homazhe te varri i aktivistit Astrit Dehari, i cili pesë vjet më parë u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa e cila në dorë mbante një lule që e vendosi te varri i babait të saj, ndërsa veshur kishte një bluzë me figurën e Astrit Deharit.
Ndërsa, babai i Astritit, Avni Dehari, ka kërkuar nga prokuroria që sa më parë ta zbardhin vrasjen e djalit të tyre.
Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës./21Media

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

38 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 orë më parë