
Në Ballon Pranverore, Blerando bën paraqitjen e parë me gruan e tij
Pak ditë pasi u martuan, Blerando dhe Albulena Krasniqi tashmë po shfaqen hapur si çift në publik. Dyshja bënë daljen e tyre të parë si burrë e grua në “Ballon Pranverore” me rastin 28-vjetorit të RTV
Pak ditë pasi u martuan, Blerando dhe Albulena Krasniqi tashmë po shfaqen hapur si çift në publik.
Dyshja bënë daljen e tyre të parë si burrë e grua në “Ballon Pranverore” me rastin 28-vjetorit të RTV21, ku morën menjëherë vëmendjen e të pranishmëve sapo hynë në event.
Albulena u shfaq me një fustan të verdhë me detaje lulesh, ndërsa Blerando i qëndroi besnik stilit të tij minimalist me xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë. Por ajo që ra më shumë në sy ishte afrimiteti mes tyre. Në fotot e realizuara gjatë mbrëmjes, çifti shihen duke buzëqeshur dhe shkëmbyer shikime plot dashuri, pa u shqetësuar fare për kamerat apo atmosferën përreth.
Pas konfirmimit të martesës përmes një fotografie në rrjetet sociale, kjo ishte paraqitja e parë publike e çiftit si të martuar — dhe duket se po e shijojnë në maksimum këtë kapitull të ri të jetës së tyre./21Media

LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
3 orë më parë

Kosova
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
3 orë më parë

Kosova
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
3 orë më parë

Kosova
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
5 orë më parë




