RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit

Enti Rregullator i Ujit në Shqipëri ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive të cilat kanë në administrim 12 njësi apo bashki. Rritja e çmimit është bërë kryesisht për kategor

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 20246 dhjetor 2024

Enti Rregullator i Ujit në Shqipëri ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive të cilat kanë në administrim 12 njësi apo bashki. Rritja e çmimit është bërë kryesisht për kategorinë e familjarëve teksa për bizneset dhe institucionet publike nuk janë bërë rishikime me përjashtim të disa rasteve të rralla.

Por cilat janë në fakt dy shoqëritë që kanë aplikuar për rritje çmimi dhe tarifat e reja që do të paguajnë qytetarët pas hyrjes në fuqi të vendimit. Së pari Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a e cila ka në mbulim Shkodrën, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë Arrzin dhe Malësinë e Madhe.

Për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës ka një rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit të pijshëm teksa për bizneset dhe institucionet nuk ka ndryshim. Familjarët do të paguajnë çdo m3 ujë me 55 lekë.

Për Vaun e Dejës rritja e çmimit të ujit është 31 për qind teksa për Fushë Arrëzin kjo rritje është dyfishuar ku nga 20 lekë m3 që paguajnë aktualisht pas hyrjes në fuqi të vendimit tarifa do të jetë 40 lekë/m3 ujë. Për Pukën rritja e çmimit llogaritet në 14.2 për qind ku nga 35 lekë do të paguajnë 40 lekë m3. Këto tarifa do të paguhen nga 1 janari 2025.

ERRU ka miratuar rishikim të çmimeve edhe për ndërmarrjen rajonale në Gjirokastër. Sipas çmimeve të reja dhe atyre aktuale edhe në këtë rast rritja ka përfshirë kryesisht familjarët.

Konkretisht familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6 për qind më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3. Në Përmet rritja llogaritet në 25 për qind ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.

Në Tepelenë rritja llogaritet në 51.5 për qind dhe po kaq edhe në Memaliaj. Në Këlcyrë rritja është 35 për qind ku ka një rishikim çmimi edhe për institucionet publike me një rritje 20 lekë për m3 ujë në raport me çmimin aktual.

Rritja çmimi edhe pse në nivele më të moderuara aplikohen edhe në Dropull dhe Libohovë. Edhe për këtë ndërmarrje hyrja në fuqi e çmimeve të reja është nga 1 janari 2025./oranews

LAJMI TJETËR →
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lexo edhe

Sport

​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

11 min më parë
Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

37 min më parë
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë