
Nga 1 shtatori inspektimi në vendpunishte në Kosovë do të bëhet edhe me dronë
Ministri në detyrë për Punë, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim që nga 1 shtatori, inspektimi nga ana e Inspektoratit Qendror të Punës do të kalojë në mënyrë plotësisht digjitale dhe njëkohësi
Ministri në detyrë për Punë, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim që nga 1 shtatori, inspektimi nga ana e Inspektoratit Qendror të Punës do të kalojë në mënyrë plotësisht digjitale dhe njëkohësisht do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve.
Sipas Hotit mbikëqyrja me dronë do të mundësojë inspektimin e kantiereve dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë në punë.
12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës brenda shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e së martës në Prishtinë.
“Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale. Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren. Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Hoti përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





