RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Nga 1 tetori janë raportuar rreth 16 mijë raste me grip sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, pasi gripi sezonal po shton intensitetin. Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se edhe pse gripi sezo

nga B.K18 dhjetor 202118 dhjetor 2021


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, pasi gripi sezonal po shton intensitetin.
Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se edhe pse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal.
Bëhet e ditur se nga 1 tetori janë raportuar rreth 16 mijë raste me grip sezonal.
“Nga fillimi i sezonës, 01 tetor 2021 (java e 40-të) deri më 12 dhjetor 2021 (java e 49-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 15,786 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 2,498 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 69 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI). Gjatë javës së 49-të (06.12.2021-12.12.2021) janë raportuar 5,998 raste ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 465 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 12 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator SARI”, ka njoftuar IKShPK.
IKSHPK thotë se në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit është identifkuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.
“Gjatë javës të fundit nga rastet e hospitalizura në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë raportuar 49 raste me ARI, 13 raste me ILI dhe 12 raste me SARI”, vijon njoftimi.
Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
“E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse. Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Si të mbroni veten dhe të tjerët:
* Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
* Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
* Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
* Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
* Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve!
* Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!
* Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
* Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
* Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
* Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni!
* Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
* Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë