
Ngjarjet e datës 22 dhjetor
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.( Kuvendi i Kosovës, ora 09:00) Fillon aktiviteti “Karvani i vaksinimit”, aktivitet njëmujor me qëllim të promovimit
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.( Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Fillon aktiviteti “Karvani i vaksinimit”, aktivitet njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Fushë Kosovë, ora 09:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës organizon tryezën e rrumbullakët: “Zvogëlimi i hapësirave për ballafaqim me të kaluarën: gjuha e urrejtjes dhe ballafaqimi me të kaluarën”. (Hotel SIRIUS, ora 09:30)
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, mban konferencën e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ-në “Aktiv”, në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile për vetëdijesimin e publikut në lidhje me raportimin e korrupsionit. (Zyrat e APK-së, ora 10:00)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)
Avokati i Popullit mban konferencën e fundvitit. Prezantohen statistikat preliminare për vitin 2022. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 11:00)
Mbahet diskutim me temën “Të zhdukurit në Kosovë – çështje politike apo humanitare”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, ku shqyrton Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.(Kuvendi Kosovës, ora 12:00)
Kuvendi mban seancë të rregullt plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 13:00).

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





