RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovë
🇽🇰 Kosova

Mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovë

(Lajm i përditësuar) Mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovë Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin në m

nga B G16 qershor 202516 qershor 2025

(Lajm i përditësuar)


Mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovë

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës, u lexua aktakuza nga prokurori Ilir Morina, ndërkaq gjykatësja Violeta Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Fillimisht, prokurori Ilir Morina tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve

Prokurori tha se për të akuzuarit janë lëshuar fletërreshtimet ndërkombëtare nga gjykatësi i procedurës paraprake, për sigurimin e tye.

Morina kërkoi të zhvillohet gjykimi duke respektuar në tërësi të drejtat dhe liritë themelore.

Më pas, gjykatësja e rastit Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqe të Gjykatës. Por, shtoi se prezent nuk është në sallë asnjë prej të akuzuarve.

Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.

Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre.

Më pas, prokurori Ilir Morina lexoi aktakuzën, ndërsa gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës.


Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.

Në sallë prezent janë 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Të gjithë të pandehurit, deri tani gjenden në arrati.

Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Veroljub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçilo Stanojeviq, Vlatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Danilo Zeçeviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shçepanoviq, Predrag Stojanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Milutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Milan Noviqeviq, Nenad Raiçeviq, Muharrem Ibraj, Milan Slavkoviq, Dragan Isailoviq, Sasha Antiq, Zlatko Odak, Savo Lekiq, Dragan Raciq, Miladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashqeviq, Dushan Prashqeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçilo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajloviq, Mirash Gegoviq, Zoran Mirkoviq, Aleksandar Miqunoviq, Lazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçilo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në periudhën 1998-1999, gjatë kohës së luftës, në fshatrat e Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, të pandehurit: Momir Stojanoviq- si shef i Departamentit të Sigurisë së Komandës në Korpusin e Prishtinës, Sreten Çamoviq- Shef i Departamentit të Shtetit për Siguri (UDB), Nikola Miqunoviq-Komandant i Njësive Rezervë, Milovan Kovaçeviq- Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, Sergej Peroviq- Shef i Sigurimit në Brigadën 52 të Artilerisë dhe Raketave të Mbrojtjes Ajrore në Garnizonin e Gjakovës, Korpusi i Prishtinës- Armata III, Verolub Zhivkoviq- Komandant i Postëkomandës Pararojë dhe Shefi i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Milan Kotur- Shef i Këmbësorisë në Komandën e Korpusit të Prishtinës, Radomir Çoliq- Komandant i Njësive “Posebne Jednice Policije” (PJP) të Policisë në Gjakovë, Dragutin Josifoviq- Komandant i Stacionit Policor në fshatin Ponoshevc të Gjakovës, Franko Simatoviq- Komandant i Stacionit Paramilitar “Jedinica za Spedijalne Operacije (JSO), Momçilo Stanojeviq- Komandant i Mbrojtjes Territoriale, Vllatko Vukoviq- Komandant i Batalijonit të Dytë të Brigadës së Motorizuar, Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 parashutiste.

Tutj, Stevo Kaponja- komandant i Batalionit 52 të Policisë Ushtarake, Dragan Zhivanoviq-Komandant i Brigadës 52 të Raketave Artilerie, Millosh Gjoshan-Komandant i Brigadës 52 të Raketave Artilerike, Danilo Zeçeviq, Dimitrije Rashoviq- polic në stacionin policor në Gjakovë, Millosh Shçepanoviq-polic në Stacionin Policor në Gjakovë, Predrag Stojanoviq-polic, Aleksandar Pekoviq-polic, Zhivko Vuksanoviq-polic, Millutin Novakoviq-polic në Stacionin Policor në Gjakovë, Sokol Abazi- Pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Novica Stankoviq-zëvendëskomandant i Brigadës 52 të Artilerisë, Misho Popoviq- ndihmëskomandant për punë operative në Datashmenin 113 të mbojtjes territoriale, Millan Noviqeviq-polic rezervist, Nenad Rajiçeviq-punëtor sigurimi i Postës në Gjakovë, Muharrem Ibraj- pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Millan Slavkoviq- Shef i Departamentit të kufijve të huajve dhe cështjeve administrative në MPB në Gjakovë, Dragan Isailloviq- punëtor i elektrodistribucionit, Sasha Antiq- komandant i njësisë në Batalionin 52 të Policisë Ushtarake, Zllatko Odak- pjesëtar i Brigadës 52 të raketave artilerike, Savo Lekiq- polic, Dragan Raciq-polic, Milladin Novakoviq-komandant i Stacionit Policor në Junik, Dragan Pekoviq- pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Njegosh Prashqeviq-policr, Dushan Prashçeviq- rezervist i UJ, Ranko Vukadinoviq- zjarrëfikës, Momçilo Stijoviq-polic, Dushan Nedoviq-polic, Gjokica Mihajlloviq-polic, Mirash Gegoviq-polic, Zoran Mirkoviq, Aleksandar Miqunoviq-polic, Llazar Drashkoviq-polic, Mihill Abazi- polic- pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Momçilo Novakoviq-policr, Marko Abramoviq-polic, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq- polic dhe Predrag Miqunoviq- polic.

Të lartpërmendurit ngarkohen se kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrtim të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar.

53 të akuzuarit ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krimet kundër njerëzimit”, e sanksionuar me nenin 143 par.1 pika 1.1; 1.2 1.4; 1.6; 1.8;1.9 nënpar. 1.4; 1.6; dhe 1.7; lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje “KPRK”). /BetimipërDrejtësi

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

4 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

24 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

47 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë