RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Nis Java Olimpike, KOK-u shpalos detajet e aktiviteteve
Sport

Nis Java Olimpike, KOK-u shpalos detajet e aktiviteteve

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se do të organizojë një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën dhe Javën Olimpike 2025, në përputhje me traditën ndërkombëtare të promovimit të vlerave olimpike:

nga B G16 qershor 202516 qershor 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se do të organizojë një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën dhe Javën Olimpike 2025, në përputhje me traditën ndërkombëtare të promovimit të vlerave olimpike: përfshirjes, miqësisë, respektit dhe një jete aktive.

Me këtë rast, në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, u mbajt një konferencë për media, ku drejtues të KOK-ut prezantuan programin e detajuar të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë kësaj jave festive.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi bëri të ditur se në këtë aktivitet do të jenë të përfshira 26 komuna të Kosovës, nëpër të cilat do të ketë aktivitet të ndryshme deri më 22 qershor.

“Sot po fillojmë me aktivitetin shumë të rëndësishëm për Lëvizjen Olimpike në Kosovë, pra Java dhe Dita Olimpike e cila fillon sot dhe mbaron më 22 qershor. Këto aktivitet organizohen në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Sportive Shkollore…dhe federatat tjera që janë të involvuara në këtë aktivitet…E veçantë është se këtë herë i kemi 26 komuna të cilat na janë bashkuar në organizimin e kësaj ngjarje të Ditës Olimpike. Motoja e kësaj javë është ‘Të lëvizim’ dhe ftojë të gjithë që të na bashkohen në këtë aktivitet që e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. Çdo ditë, duke filluar nga sot do të kemi organizime nëpër komuna të ndryshme, si në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe Prizren”, bëri të ditur Krasniqi.

Kryetari i Komisionit për organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike bëri të ditur se aktiviteti kryesor i Javës Olimpike do të zhvillohet më 20 qershor në Prishtinë.

“Dita kryesore është më 20 të këtij muaji dhe kjo shënohet me program të pasur sportiv, kulturor, argëtues për të gjitha moshat, nuk ka absolutisht diçka që i lë anash aktivitetet olimpike për të promovuar vlerat e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkomunitar dhe gjitha shtresat janë të kyçura që nga çerdhet e më tutje që kjo ditë të jetë e shënuar dhe t’i tregojmë edhe të tjerëve jashtë Kosovës që ne jemi aktiv dhe besoj që kemi dhënë promovimin si Komitet Olimpik ku edhe marrim pjesë”, theksoi Sylejmani.

Ndër aktivitet kryesor do të jetë edhe Turniri i Futbollit që do të zhvillohet më 19 qershor.

“I kemi dhjetë ekipe të institucioneve të ndryshme, po i përmendi me radhë. Përveç Komitetit Olimpik të Kosovës, është Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Prishtinës. Banka Kombëtare Tregtare, Ambasada e Amerikës në Prishtinë, Gazetarët e Sportit, Veteranët e Futbollit, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Zyra e Auditimit dhe të gjitha këto. Sa i përket formatit, do të luhet në stadiumin ‘Ramiz Sadiku’, do të nisën ën orën 20:30 në mbrëmje dhe do të përfundojë po atë natë dhe do të zhvillohet në formatin 7+1, pra në fushë të vogël, me nga dy ndeshje në të njëjtën kohë në mënyrë që të përfundojë brenda tri orëve maksimumi”, bëri të ditur Krasniqi.

Java Olimpike 2025 do të zgjasë nga data 16 deri më 22 qershor ku do të marrin pjesë rreth 10 mijë persona, fëmijë dhe të rritur dhe do të përfshijë aktivitete të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës, me pjesëmarrjen e sportistëve, nxënësve të shkollave, klubeve sportive dhe qytetarëve të zakonshëm. Pjesë e programit do të jenë marshimet simbolike olimpike, garat rekreative, ligjëratat edukuese në shkolla për historinë dhe vlerat e Lojërave Olimpike, si dhe aktivitete ndërgjegjësuese për jetën e shëndetshme./kp

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

26 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

28 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

28 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

37 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

57 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë