RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nis samiti i “Ballkanit të Hapur”, në Ohër mblidhen liderët e rajonit, mungon Kosova

Dikush me aeroplan e dikush me veturë, po mblidhen kryeministrat e shteteve të Ballkanit për të mbajtur samitin “Ballkani i Hapur”. Siguria në Ohër është e nivelit të lartë. Sonte kryeministri Dimitar

nga Egzona Mehmeti7 qershor 20227 qershor 2022

Dikush me aeroplan e dikush me veturë, po mblidhen kryeministrat e shteteve të Ballkanit për të mbajtur samitin “Ballkani i Hapur”.
Siguria në Ohër është e nivelit të lartë.

Sonte kryeministri Dimitar Kovaçesvski në vilën e presidencës në Ohër do të darkojë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas agjendës, për nesër janë paraparë fjalime zyrtare në samit, përveç kryeministrave dhe ministrave të rajonit me video fjalime do të paraqiten  edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në këtë samit nuk do të marrë pjesë Kosova, e cila thotë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Serbisë, për të promovuar interesat ruse dhe kineze.
Gjithashtu, edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim “Ballkanin e Hapur” e quajti një aleancë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.
Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në kontinentin tonë.
“Ballkani i Hapur është në funksion të ecjes sa më shpejtë drejtë realizimit të lëvizjes së lirë të të njerëzve të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më të shpejtë në këtë rajon të katër lirive të BE-së”– deklaroi Rama.
E kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se koncepti “Ballkan i hapur” parashikon lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.
“Ballkani i hapur, takimet që bëhen në nivel shtetesh, kjo platformë nuk është platformë imponuese, pranon atë çka është e leverdishme, psh: pse ne mos të pranojmë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, pse të mos ketë një dakordësi. A e dini sa presin mallrat nga 10 orë, nga 3 ditë nga 5 ditë”, pohoi Ahmeti.
Në fund të samitit është paraparë të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor për njohje reciproke të diplomave dhe notave shkencore të dhëna në institucione të arsimit të lartë dhe institucione tjera të autorizuara dhe memorandume për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore.
Iniciativa “Ballkani i Hapur” parashikon lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis vendeve-anëtare.
“Ballkani i Hapur”, një nismë e nisur në vitin 2019, e cila deri më sot, pavarësisht se ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës së mëparshme dhe asaj aktuale të SHBA-së, nuk ka arritur të zgjerohej, shkruan TV21./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

6 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

14 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

34 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë