
Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht. Ng
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht.
Nga Lëvizja Vetëvendosje shkoi Arbërie Nagavci, ndërsa nga partitë e tjera të mëdha shkuan nënkryetarët e partive. Arbërie Vlora Çitaku nga PDK, Jehona Lushaku nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Po ashtu, në takim u panë edhe udhëheqës të partive nga komunitetet joshumicë.
Në njoftimin e Kuvendit ishte lajmëruar se Haxhiu kishte ftuar liderët e partive për këtë takim.

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





