RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një i vdekur nga gripi sezonal, infektologu tregon simptomat

Nuk ka situatë epidemiologjike Një person i moshuar ka vdekur pasi është prekur nga gripi sezonal i tipit A, ndërsa nga dhjetori deri më sot në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 6 persona me këtë

nga E.Bullaku13 janar 202013 janar 2020

Nuk ka situatë epidemiologjike

Një person i moshuar ka vdekur pasi është prekur nga gripi sezonal i tipit A, ndërsa nga dhjetori deri më sot në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 6 persona me këtë lloj të gripit.

Aktualisht në këtë klinikë është duke marrë trajtim vetëm një paciente, e cila është prekur nga gripi sezonal i tipit A.

F.B., e cila është në muajin e tretë të shtatzënisë, thotë se nga e marta e javës së kaluar për shkak të gjendjes së saj, ka qëndruar në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa të premten është transferuar në atë Infektive.

Derisa i ka treguar simptomat ajo shprehet se po ndihet më mirë pasi që është duke u trajtuar me terapi.

Më ka dhimbur fundi i barkut, mjedisi, koll kam pasur shumë, dhe gjoksi më ka gërryer, ethe temperaturë…3 muaj e gjysmë jam shtatzënë….Shumë mirë jam, foshnja është në rregull gjithçka  vetëm kam qenë më vështirë, por tash jam shumë mirë…Nga e marta kam qenë në Gjinekologji deri të premten, të premten kam ardhur këtu”, thotë ajo.

Infektologu i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi për KP ka bërë të ditur se deri sot nga dhjetori janë konfirmuar 7 raste me gripin e tipit A.

Krasniqi tha se nuk ka situatë epidemiologjike të paktën deri në këto momente.

Aktualisht deri sot që po flasim, deri më tani kemi 7 raste të konfirmuara që kanë qenë të prekura nga gripi i tipit A, influenca A  që e quajmë ne, po flas për këtë sezon, pra fund vitin 2019 dhe fillim e vitit 2020. Kemi pasur pacientë, të cilët kanë ardhur me shenja të gripit në numër më të madh të rasteve, por vetëm në shtatë prej tyre është konfirmuara prezenca e virusit e influencës A,  kjo nuk domethënë që nuk kemi pasur numër më të madh, por kjo mund të vijë në fazat e mëvonshme, kur virusi më nuk mund të gjendet në rrugët e frymëmarrjes, por megjithatë ajo që mund të themi me siguri është se ne të paktën deri tani nuk kemi ndonjë situatë epidemiologjike me një numër më të madh të rasteve. Ne nuk kemi hasur ndonjë fluks më të madh të pacientëve këtyre ditëve e as gjatë muajve të kaluar”, tha ai.

Krasniqi tha se si pasojë e gripit, një person i moshuar ka ndërruar jetë, teksa shton se ky pacient ka qenë i prekur edhe nga sëmundje tjera.

Infektologu tregon edhe disa nga simptomat e gripit sezonal për të cilat thotë se i prekuri mund t’i vërejë pas dy apo tri ditëve nëse ka pasur kontakt me ndonjë person të prekur më herët me këtë lloj gripi.

Duhet ta dallojmë nga flama e zakonshme, apo rrufa që i thotë populli. Për të dalluar këtë kemi simptomat e përgjithshme që paraqiten te gripi e nuk na paraqiten te flama. Nëse për shembull deri te një ftohje e zakonshme apo një  flamë kemi vetëm shenja nga rrugët e sipërme respiratorë si për shembull me shkuarje të hundëve, teshtitje, kollitje, ndjenjën e tharjes në fyt, te gripi përveç këtyre shenjave  kemi edhe temperaturë e cila mund të shkojë në vlera shumë të larta deri mbi 39 gradë Celsius, pastaj kemi dhembje  të muskujve, nyjave, eshtrave, kemi plogështi të përgjithshme. Ndonjëherë mund të manifestohet edhe me vjellje, dhe në forma të rënda mund të kemi çrregullime të vetëdijes”, pohon infektologu.

Derisa ende nuk është nxjerrë raporti me numrin e prekurve nga gripi sezonal, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 tregojnë se në këtë institut janë raportuar gjithsej 9 mijë e 545 raste të dyshimta me grip, 1 mijë e 504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut(SARI).

Sipas IKSHPK-së, këto raste janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të atyre me popullatë serbe, dhe numri më i madh i rasteve të raportuara kanë qenë nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por që nuk kalon pragun epidemik.

Prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta në grip.

Ndërsa, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva ka thënë se aktualisht janë duke përgatitur të dhënat për të prekurit nga gripi sezonal nga data 4 dhjetor e deri më tani.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

31 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

33 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

37 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

15 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë