
Njëri nga të plagosurit në Pejë, jashtë rrezikut për jetë
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri nga pacientët, që mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri pasditen e së premtes, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Nga Sp
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri nga pacientët, që mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri pasditen e së premtes, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Nga Spitali kanë njoftuar poashtu se pacienti tjetër është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhet e ditur poashtu se të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.
“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






