RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
NLB Banka sjell Apple Pay për klientët e saj në Kosovë
💼 Biznes

NLB Banka sjell Apple Pay për klientët e saj në Kosovë

Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro. Prishtinë, 30 korrik 2025 — NLB Banka dje sot sjell Apple Pay për mbajtësit e kartelave të s

nga B G30 korrik 202530 korrik 2025

Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad,
Mac dhe Apple Vision Pro.

Prishtinë, 30 korrik 2025 — NLB Banka dje sot sjell Apple Pay për mbajtësit e kartelave të
saj në Kosovë. Apple Pay është një mënyrë e lehtë, e sigurt dhe private për të paguar
në dyqan, brenda aplikacionit dhe në internet.

Për të paguar në dyqan, klientët thjesht klikojnë dy herë butonin anësor, autentifikohen
dhe mbajnë iPhone ose Apple Watch-in e tyre pranë një POS terminali për të realizuar
një pagesë pa kontakt. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt sepse autentifikohet me
Face ID dhe Touch ID, si dhe me një kod sigurie dinamik, unik një herësh. Apple Pay
pranohet në dyqane ushqimore, farmaci, restorante, kafene, dyqane me pakicë dhe
shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt.

Lançimi i Apple Pay është një hap kyç në udhëtimin tonë strategjik për të udhëhequr në
inovacionin digjital dhe për t'iu ofruar vlerë të jashtëzakonshme klientëve tanë. Duke
integruar teknologjinë e përparuar me komoditetin e përditshëm, ne i bëjmë pagesat
tona të sigurta dhe u lejojmë klientëve tanë të menaxhojnë financat e tyre me më
shumë lehtësi dhe besim – në çdo kohë, kudo.

Klientët gjithashtu mund të përdorin Apple Pay në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision
Pro, për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në
internet pa pasur nevojë të krijojnë llogari ose të shkruajnë vazhdimisht informacionin e
kontaktit, detajet e kartelës ose informacionin e transportit dhe faturimit.

Siguria dhe privatësia janë në thelb të Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartelë krediti
ose debiti me Apple Pay, numrat aktualë të kartelës nuk ruhen në pajisje, as në serverat
e Apple. Në vend të kësaj, caktohet një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes, i koduar dhe
i ruajtur në mënyrë të sigurt në Secure Element, një çip i çertifikuar sipas standardit të
industrisë, i projektuar për të ruajtur informacionin e pagesës në mënyrë të sigurt në
pajisje.

Apple Pay është i lehtë për t'u konfiguruar. Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet,
prekni '+' dhe ndiqni hapat për të shtuar kartelat e kreditit ose debitit të NLB Banka.
Pasi një klient shton një kartë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro,
ata mund të fillojnë të përdorin Apple Pay në atë pajisje menjëherë.
Klientët do të vazhdojnë të marrin të gjitha shpërblimet dhe përfitimet e ofruara nga
kartelat e NLB Bankës.

Për më shumë informacion mbi Apple Pay, vizitoni: https://nlb-kos.com/sq/apple-pay
Për më shumë informacion mbi NLB Bankën, ju lutemi vizitoni https://nlb-kos.com/

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

29 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

31 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

31 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

40 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë