“Nuk ka rëndësi kundërshtimi i serbëve, FSK do të veprojë në veri”
I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha Ministri bisedoi edhe për mandatin dhe shtrirjen e FSK-së pas transformimit në Ushtri të Kosovës. Berisha deklaroi se FSK d
I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha
Ministri bisedoi edhe për mandatin dhe shtrirjen e FSK-së pas transformimit në Ushtri të Kosovës.
Berisha deklaroi se FSK do të veprojë në tërë territorin e Kosovës, pasi ky është obligim kushtetues, duke nënkuptuar se kudo që të paraqitet nevoja, FSK do të jetë aty, shkruan rtv21.tv.
Edhe pse pala serbe në veri kundërshton këtë, ministri deklaroi se ata nuk punojnë në bazë të kundërshtimeve mirëpo në bazë të planeve, objektivave dhe përgjegjësive që kanë, që janë të përcaktuara me ligje dhe kushtetutë të Kosovës.
Sipas tij shumë pak ka rëndësi kundërshtimi i serbëve të veriut, me rëndësi është që FSK do të jetë në shërbim të qytetarëve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






