RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Numërimi i votave në “duart” e manipuluesve?
🇽🇰 Kosova

Numërimi i votave në “duart” e manipuluesve?

Votat e partive politike dhe të kandidatëve për deputetë duket se edhe kësaj radhe do të kalojnë nëpër duart e ndonjërit prej të dyshuarve për manipulim votash në zgjedhjet e dhjetorit. Fajin për mund

nga B G3 qershor 20263 qershor 2026

Votat e partive politike dhe të kandidatëve për deputetë duket se edhe kësaj radhe do të kalojnë nëpër duart e ndonjërit prej të dyshuarve për manipulim votash në zgjedhjet e dhjetorit.

Fajin për mundësinë e përfshirjes eventuale të tyre në proces, KQZ-ja e adreson tek partitë politike.

Kryesues i Këshillit për Operacione Zgjedhore në KQZ, Alban Krasniqi tha se  janë përpjekur që komisionarët e dyshuar të mos përfshihen, por sipas tij, përbërja e listave është përgjegjësi e secilës parti politike.

“Rekomandojmë emërimin e 2 mijë e 212 anëtarëve të cilët do të jenë pjesë e 508 qendrave të numërimit në 38 komunat e Kosovës. Dua të theksoj këtu gjithashtu faktin që KQZ-ja, kur ka dërguar njoftimet për nominimet e anëtarëve të këshillave apo të ekipeve të numërimit në QKN, ka kërkuar nga subjektet politike që ato të mos dërgojnë emra të cilët kanë qenë të përfshirë në të themi parregullsitë që janë evidentuar gjatë zgjedhjeve të fundit. Dhe për këtë mbajnë përgjegjësi në këtë rast subjektet politike, nëse në ndonjë prej rasteve ato kanë dërguar persona apo individë që kanë mundësi të jenë të përfshirë. Natyrisht, ne si anëtarë të KQZ-së, po edhe sekretariati gjithashtu, pra aq sa ka mundur ka qenë i përfshirë në mospërfshirjen e tyre, por se në fund përgjegjësia natyrisht do t’iu mbetet subjekteve politike mbi përbërjen e listës së këtyre trupave që do të merren me procesin e numërimit të votave apo fletëvotimeve për kandidatë”, tha Alban Krasniqi, kryesues i Këshillit për Operacione Zgjedhore

Lidhur me këtë çështje RTV21 u angazhua që të marrë një përgjigje nga partitë politike, por ato nuk ishin të qasshme.

Ndaj vendimit të KQZ-së reagoi rrjeti i organizatave të shoqërisë civile Demokracia në Veprim.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se përfshirja e komisionarëve të dyshuar për manipulim votash, dëmton integritetin zgjedhor.

“Vendimi i fundit i KQZ-së është shqetësues që është lënë në diskrecion të partive që ato të mos i dërgojnë ata duke e përjashtuar KQZ vetën nga një vendim i tillë gjë që shohim se nuk është në frymën e parimeve të integritetit zgjedhor. Më herët KQZ-së e ka miratuar një rregullore që la ndaluar vëzhguesit që janë në hetime për keqpërdorime zgjedhore të marrin pjesë në zgjedhje por duke u bazuar në të njëjtin parim që mos të ketë  standard te dyfish nuk është që të  njëjtin standard ta ushtrojë edhe për komisionarët.  Kjo pa dyshim e dëmton integritetin zgjedhor”, tha Violeta Haxholli nga Intituti Demokratik i Kosovës

Se pjesëmarrja në zgjedhje e komisionarëve të dyshuar për manipulim votash cenon integritetin zgjedhor e thotë edhe avokati Alban Arifi. Sipas tij, përjashtimi i këtyre personave nga zgjedhjet e qershorit është përgjegjësi e KQZ-së dhe jo e partive politike.

“Duke marrë parasysh ë procesi i numërimit te votave dhe anagzhimi i numëruesve është çështje mjafte ndjeshme KQZ është dashur me herët ta merr listën nga organet e drejtësisë për persona te dyshuar apo ne shërimi dhe pas pranimit ë listave te partive të filtroj ato nga ata te dyshuarit.  Prandaj se partitë nuk do mbajnë ndonjë  përgjegjësi por përgjegjësia bie direkt mbi KQZ.. E cenojnë, ulë besueshmërinë e këtyre zgjedhjeve etj., u shpreh Alban Arifi.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, procesi përfundoi në rinumërim total pas dyshimeve për devijim të vullnetit qytetar në mijëra raste teksa mbi 100 komisionerë në gjithë vendin përfunduan nën hetim dhe arrestim./RTV21/21Media

 

 

 

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

33 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

49 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë