RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

OAK kërkon nga Kurti shtyrjen e vendimit për kufizime

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të shtyhet vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizime nga dita e nesërme, të cilin e konsideroi të ngutshëm. Oda thotë se çdo ve

nga E.Bullaku19 gusht 202119 gusht 2021

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të shtyhet vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizime nga dita e nesërme, të cilin e konsideroi të ngutshëm.
Oda thotë se çdo vendim që merret duhet të paraprihet me përkrahje financiare për humbjet që i shkaktohen bizneseve dhe përkrahje për punëtorët që mbesin pa punë si pasojë e vendimit të Qeverisë.
OAK kërkoi që hyrja në fuqi e Vendimit lidhur me masat e reja të shtyhet së paku deri me datën 15 Shtator 2021, në mënyrë që si qytetarët ashtu edhe bizneset të kenë mundësi dhe hapësirë kohore të parapërgatiten për këto ndryshime.
“Ndryshimet e menjëhershme qoftë në hapje totale apo tani në mbyllje të menjëhershme, po cilësohen shumë të dëmshme në aspektin biznesor, duke shkaktuar kështu humbje dhe vështirësi në menaxhim të stoqeve dhe furnizimeve. Bizneset në përgjithësi, e veçanërisht sektori i Horeca-së, me rastin e lirimit të masave kanë bërë furnizimet e nevojshme për ushtrim të veprimtarisë së tyre ekonomike, andaj OAK ka kërkuar që masat shtrënguese të jenë graduale, meqenëse bizneset nuk janë të gatshme të përballojnë të vetme tërë këtë situatë. OAK rithekson që çdo vendim për mbyllje duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në të kundërt do të ketë humbje të vendeve të punës, jo nga dëshira por nga detyrimi”, thuhet në komunikatë.
OAK konsideron që shtimi i masave dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës është i domosdoshëm me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, mirëpo duhet të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive.
“Ndalesat që po bëhen në periudhë shumë të shkurtër, duke mos pasur hapësirë dhe kohë për përgatitje, po e dëmtojnë shumë gjendjen e bizneseve edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë COVID – 19, duke shtuar që për shkak të mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani”, thuhet tutje në komunikatën e Odës.
Po ashtu, OAK kërkoi që orari në qendrat e vaksinimit të zgjatet dhe të funksionojnë edhe gjatë ditëve të vikendit në mënyrë që të vaksinohen më shumë persona.
OAK thotë se kjo kërkesë ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të shumta që ka pranuar nga bizneset anëtare në gjithë Kosovën për vështirësitë që po hasin kohët e fundit për vaksinim.
“Kujtojmë që nga shifrat e publikuara në web faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë vetëm 221,026 persona që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, ndërsa me dozën e parë janë vaksinuar vetëm 423,186 persona. Andaj, bazuar në këto shifra, do të thotë që kemi një numër jo shumë të madh të popullsisë së vaksinuar në krahasim me numrin e përgjithshëm”, thuhet në komunikatë.

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
LAJMI TJETËR →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Lexo edhe

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

19 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

42 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 orë më parë