Oda Amerikane e Kosovës fton kompanitë që të mbështesin Shqipërinë
Ofrohet ndihmë për Shqipërinë Oda Amerikane e Kosovës fton të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe para për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Sipa
Ofrohet ndihmë për Shqipërinë
Oda Amerikane e Kosovës fton të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe para për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Km i 6-të) dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane (Perandori Justinian, 132 Prishtinë), ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni në numrin +38345109900, ose +38344991206, apo përmes emailit në [email protected].
“Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione. Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten”, thuhet në një njoftim nga Oda.
Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti i djeshem në Shqipëri. Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 ballë me epiqendër në Durrës. Pati dëmtime të shumta në zonën e Durrësit. Shembje ka pasur po ashtu edhe në Thumanë. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





