RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Operacioni “White Star”: Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe mijëra euro
🇽🇰 Kosova

Operacioni “White Star”: Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe mijëra euro

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 20269 qershor 2026
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “White Star”, i zhvilluar sot në disa lokacione të Kosovës, njoftuan në një komunikatë të përbashkët Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore. Sipas autoriteteve, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe pastrimit të parave. “Pesë (5) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: · pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; · blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Gjatë realizimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova relevante dhe pasuri të specifikuara duke përfshirë: · 6 armë; · 5 karikatorë; · Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr; · Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr; · 239 fishekë 239; · 25 telefona 25 ;· 7595 para të gatshme në euro; · 10 automjete dhe 1 motoçikletë; · 10 kompjuterë; · 13 USB dhe 1 DVR; · 16 ora dore etj”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, si dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Sipas njoftimit, përfaqësues të këtyre institucioneve, së bashku me prokurorin e rastit, kanë monitoruar nga afër zhvillimin e aksionit. “Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës thanë se janë të përkushtuar për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin institucional dhe veprimet e koordinuara për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Operacioni “White Star” u mbështet edhe nga amerikanët, Policia del me njoftim
Kosova

Operacioni “White Star” u mbështet edhe nga amerikanët, Policia del me njoftim

9 qershor 2026
Operacioni “White Star”, Europol: Është sekuestruar pasuri rreth 80 milionë eurosh, rreth 40 persona janë nën hetime
Kosova

Operacioni “White Star”, Europol: Është sekuestruar pasuri rreth 80 milionë eurosh, rreth 40 persona janë nën hetime

9 qershor 2026
Caktohet një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe shpëlarje parash
Kosova

Caktohet një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe shpëlarje parash

11 qershor 2026
Policia po zhvillon aksion të madh në vend, të përfshirë edhe EUROPOL-i
Kosova

Policia po zhvillon aksion të madh në vend, të përfshirë edhe EUROPOL-i

9 qershor 2026
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona
Kosova

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

14 qershor 2026
Si u identifikuan të dyshuarit për Reçakun? Prokuroria dhe Policia japin detaje
Kosova

Si u identifikuan të dyshuarit për Reçakun? Prokuroria dhe Policia japin detaje

14 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë