RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani: Gjermania, partner strategjik i Kosovës
🇽🇰 Kosova

Osmani: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte. Ajo ka shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdue

nga Gentrita Xhemajli17 nëntor 202517 nëntor 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe institucioneve të saj si, Bundestagu e Bundeswehri në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të procesit të tranzicionit dhjetëvjeçar.

Ata kanë folur edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit.

“Presidentja Osmani me z. Otte, përveç tjerash, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve tona të komisionerëve parlamentar te forcave tona respektive, me shkëmbimin e përvojave profesionale, gjithnjë në funksion të forcimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencë si dhe avancimin e standardeve demokratike në forcat e armatosura respektive”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka theksuar se Gjermania ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Kosovës në paqe, siguri, zhvillim e integrim në NATO dhe BE.

“Ajo rishprehu mirënjohjen e veçantë për të gjithë gratë e burrat ushtarakë të forcave të armatosura gjermane në KFOR e NALT që shërbyen e vazhdojnë të shërbejnë për paqen, sigurinë e stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi. Në fund Presidentja Osmani tha se edhe me themelimin e institucionit të Komisionerit parlamentar të FSK-së, dëshmojmë se, rruga jonë drejt NATO-s është e bazuar në standard, përgjegjësi dhe vlera demokratike. FSK do të vazhdojë të zhvillohet e avancohet me përkushtim për të qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike, dhe të përgjegjshme plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore të saj, theksoi Presidentja”, thuhet në njoftim.

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

34 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

55 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë