
Osmani ngushëllon familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të Ali Sadriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Financave, Ali Sadriu. Përmes një njoftimi të Presidencës citohet të ketë thënë se kontribut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Financave, Ali Sadriu.
Përmes një njoftimi të Presidencës citohet të ketë thënë se kontributi i tij në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtim ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ali Sadriu, ish-Ministër i Financave, ish deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtimin ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Ali Sadriun!”, ka shkruar Osmani.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






