Osmani pas takimit me Escobar: Çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se gjatë takimit ka potencuar se Kosova do të vaz
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se gjatë takimit ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka thënë Osmani përmes një postimi në “Facebook”.
Ndryshe, Escobar pasi ka përfunduar takimin me Osmanin, nuk ka dhënë prononcim për mediat.
Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor gjatë mbrëmjes do të takojë edhe liderët e partive opozitare në Kosovë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






