RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani takohet me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota në New York
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota në New York

(Lajm i përditësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota. Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përf

nga Kaltrina Berila18 shtator 202318 shtator 2023

(Lajm i përditësuar)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota.

Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën.

“Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë. Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”, ka thënë Osmani.


Liderët nga Ballkani Perëndimor mblidhen të martën në New York

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të martën do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim tradicional në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Borrelli është planifikuar të marrë pjesë në disa ngjarje shumëpalëshe të nivelit të lartë në New York, si dhe në takime dypalëshe.

Krydiplomati evropian dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet ta përfaqësojnë Bashkimin Evropian në një takim trepalësh me Bashkimin Afrikan dhe më pas do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka mbërritur dje në New York.


Osmani takon shoqatat e komunitetit në New York

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani pati një takim me shoqatat e komunitetit shqiptar në New York, takim ky që u organizua nga kryetri i këshillit për diasporën Mark Gjonaj.

Korrespodenti i RTV21 në SHBA, Halil Mula raporton se takimi u organizua në Konsullaten e Përgjithshme të Kosovës në NY.

Sipas Presidentes Osmani, ky takim me mërgatën shqiptare është dëshmi e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, Osmani, ka falënderuar komunitetin shqiptar, i cili përveç se në forcimin e lidhjeve të Kosovës me SHBA-të, ka ndihmuar shtetin e Kosovës në procesin e lirisë, pavarëssisë dhe shtetndërtimit.

“Ju jeni forca shtytëse e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Liria dhe shteti jonë, janë rezultat edhe i angazhimit të vazhdueshëm të mërgatës sonë këtu, ndaj faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni. Na duhet edhe mëtej angazhimi juaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe të SHBA-ve. E di që nuk hezitoni, ndaj presim që bashkërisht, pa dallim të angazhohemi që ta fuqizojmë shtetin tonë, krahas mbështetjes dhe koordinimit me aleatat tanë”, ka theksuar Osmani.

Në bashkëbisedim me mërgatën, Presidentja Osmani tha se Kosova pret mbështetjen e tyre edhe në fushën e investimeve. Sipas Presidentes Osmani, në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime, ndaj investimet nga mërgata janë të mirëseardhura.

Ndërkaq përfaqësues të shoqatave që grumbullojnë shqiptarët në SHBA, falënderuan Presidenten Osmani për takimin dhe shprehën mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe përkushtimin për të ndihmuar iniciativa të ndryshme, të cilat synojnë zhvillimin dhe mirëqenien e shtetit./21Media

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

38 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

40 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

40 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

49 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë