
Osmani takoi deputetin e Bundestagut: U riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosov
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.
“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






