
Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. E para e vendit tonë në një postim në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
E para e vendit tonë në një postim në rrjetin X ka shkruar se pret thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy shteteve mike.
“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur. Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani.

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





