
Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci. Sipas Zyres së Presidentes, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.
Sipas Zyres së Presidentes, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë”, thuhet tutje në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






