Pacolli-Veselit: Kosova do të behet ‘Zvicra e Ballkanit’ me ju në opozitë
Premtimin se Kosova do të bëhet ‘Zvicër e Ballkanit’, Veseli e dha gjatë një takimi sot në Prishtinë Deklaratave të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, se me qeverisjen e tij, Koso
Premtimin se Kosova do të bëhet ‘Zvicër e Ballkanit’, Veseli e dha gjatë një takimi sot në Prishtinë
Deklaratave të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, se me qeverisjen e tij, Kosova do të bëhet ‘Zvicra e Ballkanit’, I është kundërpërgjigjur i pari i AKR-së Behgjet Pacolli.
“Z. Kadri Veseli paska thënë që Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Perfekt, e besueshme, po, do te bëhet sapo të dalni ju në OPOZITË. Na priftë e mbara!”, ka shkruar në Facebook presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.
Premtimin se Kosova do të bëhet ‘Zvicër e Ballkanit’, kreu i PDK-së e dha gjatë një takimi me gratë të cilin e zhvilloi gjatë ditës së sotme në Prishtinë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





