RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pahor: I dërguam mesazhe të qarta BE-së, Ballkani Perëndimor të shihet si tërësi

Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti sll

nga Egzona Mehmeti17 maj 202117 maj 2021

Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti slloven, Borut Pahor.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Pahor tha se tubimi ishte i veçantë, por i suksesshëm.

“Ai ishte i veçantë, nuk kishim mysafirë. Zakonisht kur kemi një mysafir të lartë nga një vend i BE, të gjithë i drejtohen dhe i shprehin pikëpamjet e tij. Këtë herë nuk kemi pasur një mysafir, sepse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dëshironte të vinte, nuk mundi për shkak të detyrimeve të tjera. Kjo është hera e parë që kemi qenë vetëm dhe na është dashur të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të përballemi me problemet e rajonit,” tha ai, duke shtuar se tubimi ishte i suksesshëm.

“Ky ishte një nga takimet më kërkuese, ku secili mund të thoshte atë që dëshironte, dhe ne duhej të gjenim një kompromis. Duhet të them se kompromisi nuk është bosh, por mbart një mesazh të thellë, i cili është i shkurtër, por i qartë,” nënvizoi presidenti slloven.

Pahor tha se mesazhi i dërguar nga takimi se BE duhet të shikojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një të tërë, dhe jo si kandidatë individualë që po negociojnë.

“Kjo është hera e parë që ne i kemi bërë thirrje BE-së për të parë rajonin si një i tërë. Së dyti, ne nënvizuam faktin që Brukseli duhet ta shikojë rajonin si një çështje gjeopolitike. Gjëja e tretë që thamë është se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit, por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se vendet e rajonit duhet të përshpejtojnë reformat e brendshme.” theksoi ai.

Pahor tha se kjo hapi një kapitull të ri, si drejt BE-së ashtu edhe në politikën e rajonit.

“Kemi arritur në konkluzione që janë të rëndësishme për qytetarët. Unë jam shumë i kënaqur me dokumentin që kemi ”, përfundoi presidenti i Sllovenisë.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

10 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë