RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
(Pa)mundësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB
🇽🇰 Kosova

(Pa)mundësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB

Ndonëse krerët e shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri në detyrë Kurti dhe vartësja e tij Gërvalla vizitën e tyre në Neë York e kanë ndërlidhur me sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme

nga Venera Grabanica26 shtator 202526 shtator 2025

Ndonëse krerët e shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri në detyrë Kurti dhe vartësja e tij Gërvalla vizitën e tyre në Neë York e kanë ndërlidhur me sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, megjithatë Kosova nuk është anëtare e saj. Kjo sepse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e ka dhënë ende miratimin për Kosovën dhe dy nga pesë anëtaret e përhershme të tij, Rusia dhe Kina kanë paralajmëruar përdorimin e vetos.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e tij në Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vuri theksin se Kosova ka dëshmuar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe vlerave demokratike.

“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj.

Ish-ambasadori Lutfi Bilalli, e ka cilësuar të mirëseardhur lobimin e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Por ish-ambasadori, Avni Arifi, vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në OKB mbetet i pamundur përderisa Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, vazhdojnë ta kundërshtojnë.

‘’Për mos anëtarëismin e Kosovësn ë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk mund të fajsohet kjo Qeveri sepse është Rusia dhe Kina janë anëtare të Këshillin e Sigurimit. Ata e kanë të drejtën e vetos dhe është e paimagjinueshme që ne të anëtarësohemi në OKB”. Avni Arifi, ish-ambasador

‘’ Kosova është pa diplomaci. Kosova është pa ministri të Punëve të Jashtme. Ambasadorët tonë po rrinë nëpër zyre sa për ta marrë një rrogë”, deklaroi Arifi.

Pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithatë, ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare. Në Asamblenë e Përgjithshme Kosova nuk merr pjesë as si anëtare, as si vëzhguese por ajo përfaqësohet në forume të veçanta të OKB-së përmes UNMIK-ut ose përmes partnerëve ndërkombëtarë, por jo me të drejtë vote apo përfaqësim të drejtpërdrejtë. Kosova ka bërë përpjekje të shumta për lobim në drejtim të anëtarësimit në OKB. Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, institucionet kosovare kanë punuar për të siguruar njohje të reja shtetërore dhe për të fituar mbështetjen e vendeve anëtare të OKB-së./RTV21/21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

27 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

41 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë