
Para vazhdimit të seancës konstituive, Dehari fton në takim subjektet parlamentare
Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, mëson KosovaPress nga burimet. Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës, në orën 09:30. So
Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, mëson KosovaPress nga burimet.
Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës, në orën 09:30.
Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituohet tërësisht legjislatura e nëntë.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.
Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.
LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





